Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Jeff Bezos dhuron 10 miliardë dollarë kundër ndryshimeve klimatike

Drejtori i përgjithshëm i gjigantit të tregtisë elektronike “Amazon”, Jeff Bezos, premtoi se do dhurojë 10 miliardë dollarë për luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Unë dua të punoj krah të tjerëve, si për të forcuar mënyrat e njohura ashtu edhe për të eksploruar mënyra të reja luftimi kundër ndikimit shkatërrues të ndryshimit të klimës në këtë planet që të gjithë ne e ndajmë”, shkruajti ai në Instagram.

“Iniciativa ime do të financojë shkencëtarë, aktivistë, organizata joqeveritare dhe aktivitete të tjera për mbrojtjen e natyrës”, shtoi Bezos, duke theksuar se Toka mund të shpëtohet nëpërmjet bashkëpunimit të kompanive, shteteve, organizatave globale dhe individëve.

“Toka është e vetmja gjë që të gjithë ne kemi të përbashkët, le ta mbrojmë së bashku”, tha Bezos.

Sipas revistës “Forbes” me qendër në SHBA, Bezos është personi më i pasur në botë me një pasuri personale prej 131 miliardë dollarësh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.