Gjosha-Mazhorancës: Mos luani me Kushtetuesen nëse doni negociatat

Politikë
Gjosha-Mazhorancës: Mos luani me Kushtetuesen nëse doni negociatat

Ish- ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me anë të një statusi në Facebook i ka bërë apel mazhorancës shqiptare që të lexojë mirë deklaratën e kryekëshilltarit të CDU- CSU Hans-Joachim Falenski që tha se nëse Shqipëria do negociatat mos luajë me integritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjosha thotë se mazhoranca ka minuar shtetin e së drejtës me qëllim kapjen e gjyqësorit dhe pikërisht këto momente mbajnë pezull Shqipërinë dhe procesin e negociatave.

Ndër të tjera ajo shkruan se qytetarët duhet të dalin në 2 mars në krah të Presidentit Meta për Shqipërinë Europiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

STATUSI I PLOTE KLAJDA GJOSHES

Kryekëshilltari pë Politikën e Jashtme të CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, ka bërë dje disa deklarata të forta mbi cështjen e Gjykatës Kushtetuese, rëndësinë për të mos luajtur me integritetin e saj, si dhe lidhjen e ngushtë të Kushtetueses me celjen e negociatave të Shqipërisë. Deklaratë kjo që duhet lexuar me kujdes nga mazhoranca, e cila në cdo moment ka minuar shtetin e së drejtës, institucionet e saj, me qëllim kapjen e pushtetit gjyqësor.

Janë pikërisht momente të tilla që e mbajnë Shqipërinë pezull në procesin e saj të integrimit europian, e mbajnë larg standarteve dhe shuajnë shpresën te brezat e rinj!

Beteja për Gjykatën Kushtetuese është beteja për të drejtën e jetës, të drejtën e pronës, për lirinë e shprehjes, të drejtën për t’u arsimuar….është beteja për demokracinë!

Në 2 Mars ne duhet të bëhemi bashkë për fëmijët tanë, bashkë për Shqipërinë europiane!

ME TE LEXUARAT