Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Champio League/ Kthehet “armiku” Guardiola, Real Madrid kërkon fitoren

Me dënimin e ashpër nga UEFA, Manchester City zbret në transfertën e “Santiago Bernabeu”, duke pasur si mision jo të vështirë, por edhe revanshin ndaj pezullimit. Deri në vendimin e KAS, aktualisht “Qytetarët” janë të pezulluar për dy edicionet e ardhshëm në Kupat e Europës, ndërsa ky është argumenti i parë për të cilin Pep Guardiola është i detyruar të flasë në konferencën për mediat përpara ndeshjes kundër Real Madrid në 1/8 e Champions. “Kemi të drejtë të apelojmë dhe unë kam besim te klubi. Ata më sqaruan gjithçka për këtë çështje dhe jemi shumë optimistë”, ka thënë tekniku spanjoll që kthehet në stadiumin ku askush nuk e do, për shkak të së shkuarës së tij me Barcelonën.

loading...

Rekomandojme

“Për mua është kënaqësi të kthehem këtu. Por Real ka ndryshuar shumë nga ajo kohë. Tani sulmon më shumë”, ka vijuar tekniku i Manchester City, që ka marrë lajme të mira nga Sterling. Sulmuesi ka kaluar dëmtimin dhe është gati të zbresë në fushë për sfidën shumë të rëndësishme.

Nga ana tjetër, madrilenët e Zinedine Zidane, duhet t’I bëjnë llogaritë pa Eden Hazard, të dëmtuar në fundjavë dhe që përballet me një rikuperim shumë të gjatë. Po ashtu “merengues” kthehen në Champions pas humbjes në La Liga, që i detyroi ata të dorëzonin vendin e parë te Barcelona. “Nuk kemi kohë të qajmë për këtë. Kjo ndeshje shërben për të dhënë një mesazh dhe jam i bindur se rezultatet do të vijnë. Por nuk ka vend për asnjë gabim”, ishin fjalët e Zidane, që nuk ka harruar të thurë elozhe për kolegun e tij, Pep Guardiola, duke e cilësuar si trajnerin më të mirë në botë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet