45- vjeçari nga Skrapari që vdiq nga AH1N1 vuante nga diabeti dhe problemet me zemrën

Aktualitet
45- vjeçari nga Skrapari që vdiq nga AH1N1 vuante nga diabeti dhe

45- vjeçari Vjetor Alushi nga Skrapari u diagnostifikua me gripin AH1N1 dhe vdiq në Sanatorium në Tiranë kishte probleme prej vitesh me shëndetin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet raportojnë se pacienti fillimisht u dërgua dhe u mbajt për dy orë në spitalin e Beratit por u konstatua se ai vuante nga diabeti dhe kishte probleme me zemrën.

45- vjeçari, baba i tre fëmijëve në fshatin Therepelë prej vitesh kishte kartelë mjekësore ku vizitohej vazhdimisht në spital për problemet që ka pasur.

Po ashtu konfirmohet se në Berat janë dhe 4 raste të tjera me AH1N1 por janë stabilizuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

ME TE LEXUARAT