Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Zbulohen detaje të reja nga vrasjet makabre në Mirditë

Fatmir Kolecaj është autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen, në Mirditë. Kolecaj 46 vjeç është ish-bashkëshorti i Esmeralda Filopatit, 36-vjeçares që u vra bashkë me vëllain e saj Vledisonin në oborrin e banesës së tyre.

Dy persona janë vrarë mbrëmjen e sotme në Kodër Rrëshen të Mirditës. Burimet bëjnë të ditur se viktimat janë motër dhe vëlla E. Filopati dhe V. Filopati.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së familjes Filopati. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit të dyfishtë dhe janë ngritur postblloqe në rrugët hyrëse e dalëse të Rrëshenit për kapjen e autorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.