Vrasja e dyfishte ne Rreshen, autori shkoi ne banesen e viktimave dhe debatoi me ish-gruan

Aktualitet
Vrasja e dyfishte ne Rreshen, autori shkoi ne banesen e viktimave dhe debatoi me

RENEA rrethon Rreshenin, ish-burri i liruar nga burgu vrau gruan dhe te vellain

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen, ku janë vrarë me armë motër e vëlla duket se ka qene e parandaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri Vladison Filopati, rreth 30 vjeç dhe motra e tij Esmeralda Filopati, 33 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen të Bashkisë Mirditë. Sipas policisë dyshohet se ata janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Koleci nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i viktimës Esmeralda Filopati, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Autori Fatmir Koleci, rreth 45 vjeç ishte ndarë nga bashkëshortja dhe i liruar nga burgu rreth 1 vit më parë. Ndërkaq, ishte denoncuar për dhune ndaj saj.

Mesohet se autori Fatmir Koleci ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe ka pasur debat me këtë të fundit dhe me vëllain e saj.

Më pas debati mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armëve, ku 45-vjeçari ka qëlluar për vdekje ish bashkëshorten dhe vëllain e saj.

Zona ku ndodhi ngjarja është e rrethuar nga forca të shumta policie dhe RENEA. Policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT