Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

SHBA teston vaksinen e koronavirusit, por rezultatet dalin vetëm në muajin gusht

Mundësia e krijimit të një vaksine kundër koronavirusit është sot më pranë se kurrë: një kompani bioteknologjie në SHBA, Moderna, njoftoi se ka realizuar një vaksinë eksperimentale, kampionet e para të të cilës ia ka dërguar Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetit për testim te njerëzit.

Juan Andres, drejtues i operacioneve teknik pranë kësaj kompanie, e quajti krijimin e vaksinës eksperimentale një “ përpjekje të jashtëzakonshme” për t’iu përgjigjur emergjencës shëndetësore globale me një “shpejtësi rekord” prej 42 ditësh nga koha kur genoma e virusit u “zbërthye”.

Çështja është se vaksina duhet testuar te njerëzit. Edhe në rast se një sprovë të tillë do ta kalonte me sukses, do të duheshin muaj të tërë përpara se ajo t’i mbërrijë publikut të gjerë. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara, tha për “Wall Street Journal” se pret që testimi mbi 20 apo 25 vullnetarë të shëndetshëm të nisë në muajin prill, ndërsa rezultatet e para do të shihen vetëm nga korriku apo gushti.

Përpjekjet për krijimin e një vaksine i kanë nisur dhe vende të tjera; Kina përpara disa ditësh njoftoi testet e para mbi kafshët, ndërsa në Australi është realizuar eksperimenti i parë në laborator i vaksinës kandidate kundër Covid-19./top channel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.