Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Semuret nga gripi i derrit, vdes ne senatorium 45-vjeçari nga Skrapari

Në Sanatoriumin e Tiranes raportohet se një person ka humbur pasi dyshohet i prekur nga gripi i derrit.

Fjala eshte për një 45-vjeçar nga Skrapari me iniciale V.A, i cili u transportua me urgjencë nga Berati, me temperaturë të lartë dhe me probleme me frymëmarrjen.

Mjekja infeksioniste, Etleva Vila konfirmoi se pacienti ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi.

Etleva Vila: Rasti i nisur sot në Tiranë më është referuar paradite me insufiçencë respiratore të rëndë, por referonte që rasti nuk ka pasur kontakte me zonat me koronavirus. Ekziston karantinë dhe me një sensibilizim mendoj se situata vihet në kontroll.

Megjithatë mjekët shprehen se janë në gatishmëri dhe se janë të gjitha kapacitetet e duhura për të përballuar situate virale.

“Jemi të gatshëm, kemi personel të shtuar. Kemi hapur një dhomë të vecante për këto raste. Nuk kemi mungesë medikamentesh”

Në Berat janë diagnosticikuar 5 persona me virusin AH1 N1 ose i njohur ndryshe me gripin e derrit.

Në fillim të vitit të shkuar prej virusit AH1N1 humbën jetën 4 persona. Bëhej fjalë për pacientë të cilët vuanin edhe nga sëmundje të tjera, citon ora news.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.