Shqiptari qëllon me armë makinën e karabinierëve italiane, arrestohet në Brindizi

Aktualitet
Shqiptari qëllon me armë makinën e karabinierëve italiane,

Policia tha se një shqiptar u arrestua në Brindizi pasi ndaj tij rëndonte akuza për “vrasje e mbetur në tentativë”, si dhe për qëllim me armë drejt policisë.

Mediat italiane shkruajnë se Rigent Xhixha u arrestua në 4 shkurt të këtij viti në qendër të Brindisit pas disa ditësh ndjekje nga karabinierët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u bë pjesë e një shkëmbimi zjarri me policinë me 30 janar te ketij viti. Policia po e ndiqte atë në qytetin e Teramos.

Ai doli nga makina ku ndodhej dhe filloi të qëllonte me armë zjarri drejt tyre teksa largohej.

Shqiptari arriti t’ju ikë autoriteteve, derisa u kap në apartamentin e tij në Brindizi. Gjatë kontrollit në banesë, Xhixhës iu sekuestrua edhe arma, me të cilën ai qëlloi drejt policisë.

ME TE LEXUARAT