Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

OBSH: 95% e pacientëve me koronavirus shërohen, maskat nuk ju shpëtojnë

Walter Ricciardi, një specialist Italian, pjesë e OBSH-së deklaroi nëpërmjet një konferencë për shtyp në Romë se nuk ka nevoje për alarme të tepruara për koronavirusin.

“Është e drejtë që të mos e nenvlerësojmë këtë epidemic, mirëpo nuk duhet të kalojmë në pak. Po ju shpjegoj disa numra që nuk e bëjnë koronavirusin kaq të tmerrshëm:

Në 100 persona të infektuar, 80 vetë sherohen spontanisht vetë, 15 kanë probleme serioze por krejtësisht të trajtueshme në ambjente spitalore, 5% kanë simptoma serioze ndërsa jo më shumë se 3% vdesin.

Dhe për më teper duhet të sqarojmë se shumica e personave të vdekur rezultojnë me semundje të rënda kronike, deklaroi Doktor Ricciardi.

Ai shton se 95% e pacienteve të prekur nga koronavirusi shërohen dhe kjo është një e dhënë shumë shpresëdhenese.

Në fund edhe një koment mbi perdorimin e maskave: Në këtë fazë, maskat e mbrojtjes nuk i shërbejnë njërezve që janë të shëndoshe dhe të paprekur, shtoi doktori i OBSH-se.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.