Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjeku italian çon koronavirusin në Spanjë, izolohet hoteli me 1 mijë turistë

Autoritetet lajmeruan se një hotel në Tenerifë të Spanjës është vendosur në karantinë pasi një mjek italian rezultoi pozitiv në testin ndaj koronavirusit.

Sipas njoftimit Qindra turistë që ndodhen në kompleksin H10 Costa Adeje Palace Hotel të Ishujve Kanarie janë urdhëruar të qëndrojnë në dhomat e tyre derisa të kryen analizat e tyre për të konfrmuar nëse janë infektuar apo jo.

Hoteli me 476 dhoma është nen monitorim për momentin nga forcat e rendit për të mos lejuar hyrjet dhe daljet pa autorizim nga ekipet shendetesore.

Mediat spanjolle thanë se në izolim janë mbi 1 mijë njerez. Mjeku italian që doli pozitiv vinte pikërisht nga Lombardia, rajoni që është kthyer në vater të koronavirusit në Itali.

Spanja, nje shtet që deri tani nuk ishte prekur nga virusi kinez tani i trembet edhe tre rasteve të tjera të dyshuara me futbolliste të Valencias të cilët kanë shfaqur shenja gripi pas kthimit nga ndeshja e champions league kundër Atalantes në Milano pak ditë më parë.

Megjithatë analizat për këta lojtarë ende nuk kanë dalë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet