Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Krahasimi i çmimeve, i njëjti suplement në Shqipëri shitet dyfish më shumë se në Angli

Ajo që ka rezultuar është se shqiptarët paguajnë disa herë më shumë për suplementet, se sa paguajnë qytetarët në vendet e rajonit apo të europës.
“A është i fryrë ? Po mund të jetë i fryrë si çmim por mund të jetë edhe çmimi real me të cilin kompania arrin ta fus në Shqipëri dhe çmimi real që arrin të fitoj dhe farmacia. Por orientimi drejt tyre bëhet si kundër peshë e mosmarrjes së asaj çfarë i takon nga lëvrimi i një bari të caktuar qoftë importues shpërndarësit qoftë farmacisë”, tregon Diana Toma, Presidente e Urdhërit të Farmacistit.
Për të qenë më e kuptueshme për qytetarët po sjellim disa shembuj konkret. Ky është një suplemnt që përdoret për rrugët urinare. Në farmacitë në vendin tonë ai kushton 1800 lekë të reja. Ndërkohë që po të shohim çmimin me të cilin ai tregtohet në Angli është 10 paund ose 1400 lekë. Në këtë rast pacienti shqiptar e blen me 400 lekë të reja më shumë këtë suplement se sa një qytetar anglez.
Një tjetër suplement për shëndetin mendor është edhe Neural. Çmimi i këtij suplementi në vendin tonë është 3800 lekë të reja. Ndërkohë që në Angli kushton më pak se 17 paund. E kthyer në lekë vlera e tij është rreth 2448 lekë të reja. Çmim ky që po përsëri paguhet nga qytetari, për t’u pasuruar një grup biznesmenësh që merren me tregun farmaceutik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.