Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Koronavirusi, rezultojnë negative tre rastet e dyshuara në Kosovë

Në Kosovë tre rastet e dyshuara rezultuan negativ. Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik tre mostrat e pacientëve iu nënshtruan analizës.

Ndërkohë vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë, rezultatet për të cilët rezultuan negativ. Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Pjesë e këtij komitetit janë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës si dhe Klinika Infektive dhe zyrtarët e Doganës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.