Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

E frikshme, tifozi futet në fushë bashkë me makinë

Pamje të frikshme vijnë nga Afrika e Jugut, aty ku u luajt një ndeshje e Kategorisë së Katërt, mes Luka Ball Controllers dhe Polokwane City Rovers. Një tifoz, nuk ishte aspak i lumtur me vendimet e arbitrit dhe nervat e tradhtuan në një moment.

Ky tifoz, i hipi makinës së tij dhe vendosi të futet në fushën e lojës, me shpejtësi të madhe dhe në një terren të rrëshqitshëm. Misioni i tij ishte të vihej pas arbitrit, por në ecje e sipër, i është vërsulur dhe lojtarëve, por dhe stolave të rezervave. Për fat të mirë, në pamjet nga video më poshtë, nuk ka të dëmtuar, por video është vërtetë skandaloze!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.