Dalin emrat, autori i vrasjes ne Rreshen ka tre femije me viktimen, qelloi edhe kunatin

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, vriten vëlla e motër

Policia e Shtetit ka dhene informacionin zyrtar për krimin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Sipas policisë, autori i dyshuar është ish-bashkëshorti i të resë Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen i Lezhës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjeter mesohet se viktimat janë Vledison dhe Esmeralda Filopati, 34 dhe 36 vjeçe. Esmeralda dhe Fatmiri kanë tre femijë dhe ishin të divorcuar me vendim gjykate.

“Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish-bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit”, bën të ditur policia.

RENEA rrethon Rreshenin, ish-burri i liruar nga burgu vrau gruan dhe te vellain

ME TE LEXUARAT