Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Cmimin e maskave e rriten grosistet, jo farmacite, flet Diana Toma

Gjatë ditëve të fundit, në vend janë rritur ndjeshëm çmimet e maskave dhe produkteve disinfektante në farmaci, për shkak të kërkesave të shtuara të qytetarëve nga frika e koronavirusit.

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka shpjeguar përse në disa farmaci pati rritje të çmimeve.

“Furnizuesi kryesor me maska, jo vetëm për Shqipërinë por për tërë botën është Kina. Dhe nuk është se u godit një vend tjetër dhe Kina shtoi prodhimin dhe vendet patën mundësi të kenë kohë për të tërhequr furnizimin.

Por në momentin që u godit Kina e para, u bllokua çdo lloj furnizimi. Dhe gjatë interesimit dje dhe sot lidhur me historinë se si është rritur çmimi i maskave, nuk janë pyetur vetëm farmacistët, janë pyetur edhe ata që merren me importin dhe shpërndarjen.

Ka pasur dhe që nuk kanë dashur të japin përgjigje si gjendet ky çmim. Ka pasur dhe kategori që kur kemi pyetur në sa duar ka kaluar, kur kemi pritur përgjigjen që ka kaluar në 2-3, u është dukur i vogël numri dhe kanë thënë edhe 5-7. Ka pasur raste dhe në 7 duar”, u shpreh Diana Toma.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.