Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

“Asnje mase per koronavirusin”, PD: As maska e dezinfektantë, mjekët pa pajisje

Partia Demokratike akuzon qeverinë Rama se kjo e fundit nuk ka marrë asnjë për parandalimin e situatës nëse vendi preket nga koronavirusi. Nga qendra shëndetësore e Kamzës, e cila shperben dhe si urgjence, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe mjeku Gazment Koduzi pohuan se mjekët nuk janë pajisur me maska, me dezinfektantë apo dhe pajisje të tjera që nevojiten në këtë raste.

Gjatë fjalës së saj Vokshi tha se në një kohë kur qeveria bën apel që qytetarët të mbajnë higjienë personale, si larjen e shpeshtë të duarve, dje në këtë qendër shëndetësore sipas saj nuk ka pasur ujë përgjatë 24 orëve.

“Rrezik potencianal për mbërritjen e koronavirusi, pasi shteti fqinj me të cilin kemi shkëmbime, janë në gjendje alarmi. Kemi zgjedhur bashkë me doktor Koduzin, në qendrën shëndetësore Kamëz, pasi është qendër që mbulon një rajonin të madh. Është një qendër që funksionon 24 orë në ditë. Pas shpalljes së grupit të punës nga ana e kryetarit zoti Basha. Kanë ardhur qindra telefonata. Ne biseduam me disa mjekë të qendrave shëndetësore nuk janë pajisur as me doreza, as me maska, as me dezinfektantë. Mjekët e kësaj qendre, dhe stafi mjekësor është në mëshirë të fatit. Qeveria po bën propagandë. Mjeku mund të rrezikojë jetën e pacientëve, të vetes, por dhe të familjarëve, pasi mund të jetë bartës. Ne u informuan që dje kjo qendër shëndetësore nuk ka pasur ujë 24 orë. I vetmi njoftim i qeverisë është; lani duart, lani duart. Po si mund të bëhet kujdesi ndaj higjienës në këto kushte. TË gjithë mjekët janë pajisur vetëm me një maskë. Ajo është vetëm një padurimshme. Mjekët e urgjencës nuk e kanë në dispozicion. Mjekë në reparte të ndryshme të QSUT janë të papajisur me mjete elementare. Qendrat shëndetësore janë në mëshirë të fatit. Mjekët janë të parët që rrezikohen.”, tha Vokshi.

Po ashtu Vokshi u bëri thirrje qytetarëve që mos të vihen në panik.

“Qytetarët nuk duhet të panikohen. Ende në Shqipëri nuk ka një rast zyrtarisht të prekur me koronavirus. Qeveria të mos harxhojë më miliona euro për një grup oligarkët. Por këto para ti alokojë për një situatë që ti paraprijë dhe të parandalojë koronavirusin. Grupet e punës së PD do të jenë në terren për të monitoruar situatën.”, theksoi ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.