U mbyll për dy javë nga koronavirusi, Besa Shahini i heq licencën shkollës private në Tiranë

Aktualitet
U mbyll për dy javë nga koronavirusi, Besa Shahini i heq licencën

Koronavirusi, ja shkolla e pare qe mbyllet per dy jave ne Tirane

Ministrja e Arsimit njoftoi se ka vendosur ti heqë licencën shkollës private e cila deklaroi pezullimin e mësimit për dy javë për shkak të përhapjes së koronavirusit në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Besa Shahini:

Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

ME TE LEXUARAT