SPAK heq sekuestron e vendosur nga ANTI-KCK ne vilen 1-kateshe ne Shkoder

Aktualitet
SPAK heq sekuestron e vendosur nga ANTI-KCK ne vilen 1-kateshe ne Shkoder

SPAK ka hequr sekuestron për një banesë të sekuestruar nga OFL në, të vendosur të kushtet e emergjencë për një banesë 1-katëshe në lagjen Skënderbeg në Shkodër. Ky objekt është në emër të Aldo Manishtës.

Sipas SPAK, banesa e Manishtës është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e aktit normativ dhe nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është prona e parë nga të gjitha pronat e sekuestruara ngë OFL që SPAK e heq nga lista dhe nuk e dërgon për vendim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit.

Aldo Manishta është shpallur në kërkim nga policia si pjesë e bashkëpunëtorëve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Sekuestrimi i ndërtesës 1-katëshë është bërë nga OFL me urdhër të Ardi Veliut.

ME TE LEXUARAT