Shkolla private u mbyll nga frika e virusit/ Shahini: Do i heqim liçensen, perhapen panik

Politikë
Shkolla private u mbyll nga frika e virusit/ Shahini: Do i heqim

“Udha e Shkronjave”, një institucion arsimor parauniversitar privat ka marrë një vendim për mbylljen e shkollës për dy javë duke u nisur nga situata.

“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, njoftoi shkolla më herët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja Shahini, e cila njofton se shkollës do i hiqet licensa: Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

ME TE LEXUARAT