Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Rama batuta në Londër: ”Nuk e di kush e ka gjetur këtë fjalën Mini- Shengen”

Kryeministri Rama gjatë fjalë së mbajtur në Samitin e BERZH në Londër me kryeministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor për investimet e 2020 ka gjetur kohën të bëjë edhe batuta sa i përket Shengenit Ballkanik.

Ai shprehet se nuk e di se kush e ka shpikur termin Mini- Shengen, dhe sipas tij nuk është aspak mini duke bërë sallën të qeshë pasi shton si rajon ballkanasit janë më të gjatët në Europë.

Më tej ai thotë se Shengeni Rajonal është një hapësirë e përbashkët rajonale që është quajtur Shengen pasi koncepton 4 liritë themelore të Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave apo lehtësirave të punësimit dhe heqjen e kufijve.

”Ajo për çfarë nuk bie dakort me Anën (kryeministren serbe) apo ajo apo ai që shpiku këtë Mini- Shengen, jam i sigurt që ka qenë ai, nuk e di ku e ka gjetur këtë Mini- Shengen. Nuk është aspak mini. Ne jemi mesatarisht më të gjatët në Europë si rajon. është rajonale, është një hapësirë e përbashkët rajonale që emërtohet Shengen që për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.”- tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.