Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Nje makine futet mes njerezve qe festonin karnavalet ne Gjermani, mbi 30 te plagosur

Një makinë përfundoi mes turmë në një procesion të Karnavaleve në Volkmarsen në Hesse, Gjermani, duke shkaktuar mbi 30 të plagosur, përfshirë disa fëmijë, raporton agjencia e lajmeve Dpa. Shoferi është ndaluar nga policia gjermane.

Një dëshmitar tha se “makina rriti shpejtësinë duke iu afruar procesionit”. Disa të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Për policinë e Kassel është akoma herët për të thënë nëse shoferi që hyri mes turmës ka vepruar qëllimisht. Gjithsesi sipas një dëshmitari makina është afruar rreth 30 metër nga turma dhe më pas ka shtuar gazin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.