Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Koronavirusi/ Shenohet viktima e 7 ne Itali dhe mbi 200 te infektuar

Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali. Në gjithë vendin janë 7 viktima, ndërsa janë 230 të infektuarit. Viktima e shtatë është shënuar në spitalin e Saccos, në Milano dhe bëhet fjalë për një 80-vjeçar.

Të enjten ai ishte shtruar në spitalin e Lodit për shkak të një infarktit, në të njëjtën ditë kur kishte mbërritur dhe 38-vjeçari që ishte i pari pacient që rezultoi pozitiv për virusin. I moshuari ishte shtruar në reanimacion dhe pasi kishte rezultuar pozitiv për agjentin patogjen, ishte transferuar në Sacco të Milanos ku ka ndërruar jetë.

Por ka edhe një lajm të mirë, një nga të sëmurët është shëruar. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të të infektuara, deri tani 172. Milano është zbrazur, shkollat janë mbyllur, trenat janë bosh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.