Koronavirusi, mblidhet sërish Task-Forca: 8 rastet e dyshuara në Shqipëri dalin negative

Aktualitet
Koronavirusi, mblidhet sërish Task-Forca: 8 rastet e dyshuara në

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se nuk ka asnjë rast të identifikuar me koronavirus në Shqipëri. Task-Forca e ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve shëndetësore është mbledhur pasditen e kësaj të hëne, ku u raportua situata aktuale në vendin tonë dhe masat që janë ndërmarrë.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, rezulton se janë testuar deri tani 8 raste të dyshuara, të cilat kanë dalë me rezultate negative për koronavirus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Shëndetësisë thekson se është dyfishuar personeli në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore, monitorimi i pasagjerëve nga ekipi shëndetësor edhe nëpërmjet matjes së temperatures.

Për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, Task-Forca këshillon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

“Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike. Task Forca theksoi se duhet të vijojë masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit.

Gjithashtu siç është bërë me dije, nga komiteti teknik tashmë janë vlerësuar disa vende për karantinim, në rast se do të jetë e nevojshme”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

ME TE LEXUARAT