Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Frika nga koronavirusi, radhë “kilometrike” për të blerë maska në Korenë e Jugut

Maskat e fytyrës janë dhe ndër objektet më të kërkuara kohët e fundit nga shumë shtete, si një ide për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.

Në Korenë e Jugut, ka pasur dyndje të qytetarëve të cilët kanë pushtuar rrugët për të marrë një maskë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Mediat ndërkombëtare thone se një numër i madh njerëzish “bllokuan” dyert e një supermarketi në qytetin Daegu të hënën, me qëllim sigurimin e një maske mbrojtëse.

Deri më tani Koreja e Jugut është dhe vendi me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus, jashtë territorit të Kinës. Deri më tani në Korenë e Jugut janë regjistruar 760 njerëz të infektuarve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.