Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Frika nga koronavirusi/ Qytetarët presin në radhë për të blerë një maskë

Ndërsa shifrat shtohen frikshëm nga çasti në çast, janë shtuar rradhët e gjata për të blerë maska për fytyrën, nën frikën e shpërthimit të koronavirusit, në një qytet të Koresë së Jugut.

Mediat e huaja raportojë se një numër i gjatë njerëzish “bllokuan” dyert e një supermarketi në qytetin Daegu ndërsa njerëzit u përpoqën të mbroheshin kundër përhapjes së sëmundjes në mes të frikës së një pandemie globale.

Koreja e Jugut thuhet se ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara jashtë territorit të Kinës, kështu duke arritur në 830 deri të hënën në mëngjes. Në vendin aziatik, nga të prekurit, 8 vetë kanë vdekur, raportojnë mediat koreano-jugore.

Më shumë se 140 nga rastet e reja të Koresë së Jugut ishin në dhe afër Daegu, qyteti me 2.5 milionë njerëz, ndër këto shumica e infeksioneve të vendit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.