Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Farmacistet: Nuk kemi maska, por boll me panikun nga Koronavirusi

TIRANË
Një vëzhgim nëpër disa farmaci pranë QSUT-së në Tiranë, dhjetëra qytetarë dilnin të nervozuar pasi kërkonin maska mbrojtëse, por duket se ato janë më të kërkuarat aktualisht në farmaci dhe në shumë prej tyre mungojnë. Në një prej farmacive maskat shiteshin me kursim. Farmacisti mundohej të qetësonte qytetarët që të mos frikësoheshin nga lajmet e ditëve te fundit dhe shpërndante ndërkohë më pak maska sesa i kërkonin.

Gruaja: Më jep 10 copë maska

Farmacisiti: 10 copë nuk ke çfarë i do, se do marrin dhe te tjerë por merr 4 ose 5 maska.

Gruaja: por unë hy e dal ne spital atje ka të sëmurë…

Farmacisti: Rrini pa merak se kjo te mbron sa te duash, ajo që ka ndodhur ne Itali nuk ka ndodhur në Shqipëri dhe çdo gjë është nën kontroll! Asgjë nuk ka! nuk ka asnjë lloj problemi!

Ka dhe nga ata qe sot kërkuan në farmaci gjithë kutinë me maska. Edhe antibakterialet e duarve ishin shumë të kërkuara pas maskave por nuk gjendeshin sepse disa njerëz janë treguar më të shpejtë .

Paniku është më kërcënues sesa virusi në vetvete shprehet farmacisti Hysni Roci, i cili kritikon raportimet e medias online dhe mundohet te përcjellë siguri dhe besim tek ata qe futen ne farmacinë e tij.

Disa qytetarë i pamë në ambientet ambientet publike me maska sakaq gjithë personeli mjekësor i kishte ato. Jashtë kamerave farmacistët thanë për News24 kanë bërë kërkesat e tyre për furnizim por deri tani nga pronaret e depove qe i shpërndajnë kane vetëm mbledhje supesh. Kjo për shkak se prodhimi i maskave në botë nuk është i mjaftueshëm dhe kërkesa është shumë e madhe që kur virusi shpërtheu ne janar. Ata thonë se maskat që kishin ne magazinë janë dërguar me shumicë në Kinë, për të ndihmuar në kulmin e përhapjes së koronavirusit./balkanweb

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet