“Duhet ta kisha bërë gropën më parë”, 34-vjeçarja publikon përgjimet për vjehrrën: Më kërcënuan të hiqja fëmijën

Aktualitet
“Duhet ta kisha bërë gropën më parë”,

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News24 u trajtua historia e trishtë e Adelinës nga Peshkopia. Ajo ishte 34 vjeçe kur vendos të martohet, duke plotësuar kështu dëshirën e nënës për ta parë nuse.

Nëna e Adelinës kishte frikë se një ditë do vdesë dhe donte ta linte vajzën të rehatuar me një djalë të mirë. Por martesa do të kthehej në një ferr për Adelinën, e cila do të jetonte tortura të panumërta nga vjehrra dhe kunata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në familjen e burrit, nusja e re do të përballet me një realitet të trishtë. Ditët e para të martesës, Adelina mëson se burri ishte në proces divorci me ish-gruan, me të cilën kishte dhe tre fëmijë. Ata thurnin letra dashurie mashtrimi për nusen e parë, për të dëshmuar tradhtinë e saj, si një provë për gjyqin e divorcit. Adelina dëshironte të kishte një fëmijë, por lajmi i shtatzënisë së saj do të shkaktojë konflikte në familje. Kunata dhe vjehrra e fusin në dhomë dhe e kërcënojnë që të heqë foshnjën. Torturat nuk do të kenë fund në jetën e 34-vjeçares, e cila ka sjellë edhe biseda të përgjuara ku vjehrra e kërcënon dhe e godet, raporton “BalkanWeb”.

Përgjimi:

Vjehrra: Do të hedh nga ballkoni për poshtë. Duhet ta kisha bërë gropën më parë ty. Ç’ti bëj atij djalit? Duhet të kisha përzënë që atë ditë.

Nusja: Çfarë do bësh?

Vjehrra: A vajte në polici atë ditë, pse erdhe brenda këtu në shtëpi. (E godet).

Nusja: Çfarë do bësh?

Vjehrra: Gropën. Je bërë sikur i mban ujin të vdekurve.

Nusja: Të vdes? Larg kësaj shtëpie.

Nusja: Eh burrë ti!

Burri: Me telefonin nuk ke punë.

Nusja: Eh ç’burrë që je!

Burri: Me telefonin s’ke punë.

Vjehrra: Ke surrat ti?!

Nusja: Ha, ha, ha…

Vjehrra: Aq e kishe.

Burri: I palos unë. Tall b…me ne ti? Tallesh me ne ti? T’i palos unë të tëra, t’i nxjerr palë-palë. Nuk ke shtëpi këtu. Do t’i prek unë.

Nusja: Mos i prek.

Burri: Të marrësh djalin dhe të ikësh.

Nusja: Rrobat e mia mos i prek.

Burri: Çfarë je ti që mos t’i prek. Ç’ke dashur ke bërë që dy vjet. S’na ke dëgjuar për asgjë.

Por një version krejt tjetër dhanë vjehrra, kunata e vjehrri i saj. Ja çfarë ndodhi mes tyre në emision.

Adelina Kapllani: Për mua është diçka shumë e madhe. Djali im nesër do rritet dhe duhet ta dijë historinë. Unë jetoja në Greqi bashkë me vëllezërit, më telefonon mami e më thotë që më kanë folur për një njeri, por unë kam qenë njëherë e fejuar me dikë, por ai ra në burg dhe u ndamë.

Ishte një lidhje me dashuri, por unë nuk e takova kurrë, u njoha nëpërmjet familjes së tij, e kam takuar vetëm kur erdhi me leje. Por ai u dënua me disa vite të tjera dhe më tha shiko jetën. Mbanim lidhje telefonike, u mundova që ta prisja pasi e doja. Ai më kërkoi ta pranoja largimin, nëse nuk do të ma kërkonte nuk do largohesha. Ai tani ka rifilluar jetën e vet. Nëpërmjet shkuesisë u njoha me këtë person, duke qenë me nënë e motra mendova se do ishte një person i mire. Shkuesi ishte njeri i familjes, kunata e nënës time ishte shkuesi. Motra e shkuesit kishte marrë dike nga familja. Të dyja shkuesitë janë në Tiranë dhe gjithmonë më fajësojnë mua.

Këto zonja gjithmonë flisnin për mua. Qëndruam shumë pak kohë me ish-burrin, mbas një takimi, me ndihmë të nënës së tij dhe motrën, të cilat më premtuan gjithçka. Ai nuk më tregoi që ishte i martuar, ma tregoi pas martesës. Pas një jave u ftova në ditëlindjen e tij dhe aty pash që ai nuk pyetej për asgjë në atë shtëpi. Por mendova t’i jepja pak kohë. Në muajin e parë të martesës kuptova që kishte një seancë të fundit me ish-gruan. Vjehrra dhe kunata thurnin letra dashurie për ish- nusen kundra saj. Aty kuptova se ato ishin të këqija.

U mblodhën dhe bisedonin me njëra-tjetrën dhe ato krijuan një luftë kundrejt meje, mundohesha të duroja me pahir. Jam e lumtur që nuk kam qenë unë shkaktarja për ndarjen e tij. Me fëmijët e tij çdo të shtunë shëtis me ta sepse janë motra dhe vëllai i fëmijës tim. Ish-gruaja më ka kërkuar të më takojë dhe fëmijët duan të shkoj te shtëpia e tij. Unë punoja në një dyqan, gjatë gjithë kohës. Kur një dita në punë humba ndjenjat dhe i them bashkëshortit të shkojmë të bëjmë një eko. Ai shkoi t’i merrte vjehrrës pesë mijë lekë, vjehrra se priti mirë më mallkoi, pasi nga ekoja doli që unë isha shtatzënë. Rrogën e parë e dorëzova në shtëpi, pastaj të dytën se mora dot.

Vjehrra në linjë telefonike: Të dish ti çfarë na ka punuar ajo ne, më ka shkatërruar nga jeta, ajo kërkon me zor. Djali nuk e mori ta ndante dhe nuk e ka kërcënuar njëri. Ajo na ka çuar 5 herë në polici. Po të ishte tamam nuk e përzinte njeri. Shumë gjëra na ka bërë.

Kunata: Unë nuk e di pse e bën ajo këtë, edhe ne kemi shumë video dhe prova që ajo ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të mi. Ajo ka qejf ta bëjë publike, do të përfitojë nga shteti dhe nga ju. Ajo na ka çuar pesë herë në polici dhe as urdhër mbrojtje si dha, nuk e ka marrë as nga gjykata. Po t’i kishte dhënë urdhër mbrojtje do kishte të drejtë.

Vjehrri: Që ditën që ka hyrë ajo në shtëpi e ka thënë që të martohem se më shkoi mosha të bëjë një fëmijë dhe dua një dhomë. Asaj i hyri vetja në qejf, shkoni te rajoni dhe pyesni, dhe filloi nga këto gjëra, menduam se do ndryshonte dhe e ëma me të vëllain vinin shpesh për ta ndryshuar.

Adelina: Këto janë gënjeshtra. Unë kurrë nuk kam dhunuar, unë ndihem e dhunuar. Jam tërhequr nga urdhri i mbrojtjes sepse më thanë që nuk kemi ku të strehojmë, sepse je me një fëmijë të sëmurë. Ma kërkuan ta pezulloj!

ME TE LEXUARAT