Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Termet i forte ne Turqi, Ministri: 9 te vdekur e 37 te plagosur

Nente persona kanë humbur jetën nga tërmeti në kufirin Turqi-Iran ndërsa 37 të tjerë prej të cilëve 9 në gjendje kritike janë plagosur nga tërmeti i rënë në zonë.

Bilanci është bërë publik nga ministri turk Shëndetësisë Fahrettin Koca. Ndërkohë sipas medias shtetërore të Iranit nga tërmeti janë regjistruar dë me të shtëpive në 43 fshatra.

Rajoni prej kohësh është një zonë që po go ditet vazhdimisht nga aktiviteti sizmik.

Ndërkohë pas lëkundjet vijojnë. Go ditja e fortë u regjistruar 5.7 i shkallës rihter dhe ka pasur pas oja të mëdha në pjesën e Turqisë duke lënë pas edhe vik timat./tch

Ngjarja e pati epiqendren në juglindje të Turqisë mëngjesin e kësaj të diele, pas një tërmeti 5,7 të shkallës Rihter, në kufi në me Iranin.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mbërritur menjëherë pranë zonave më të prekura nga tërmeti. Mes 8 viktimave, 3 janë fëmijë, ndërsa me dhjetëra janë personat e mbetur të plagosur sipas ministrit të brendshëm, Sulejman Sojllu.

Ai shtoi se nga tërmeti janë shembur 1066 ndërtesa.

Televizionet turke kanë publikuar pamje të godinave të shembura apo në momentet kur ato shemben, ndërsa mijëra banorë kanë dalë në rrugë, në mot ekstremisht të ftohtë, në dëborë e temperaturë nën zero gradë.

Qendra Europiane Mesdhetare Sizmiologjike tha se tërmeti ishte regjistruar në thellësinë 5 km.

Nga ana e tyre, zyrtarët iranianë thonë se tërmeti është ndjerë shumë i fortë edhe në Iran, por deri në këto momente nuk raportohet për viktima.

TRT turke raporton se tërmeti i mëngjesit të kësaj të diele është ndjerë në 43 fshatra e zona të banuara të juglindjes së Turqisë, e cila ka një të shkuar të frikshme me tërmetet e fuqishme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.