Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Te gjithe po vrapojne te blejne maska per koronavirusin, por ja cfare thote OBSH per to

Shumë njerëz në Shqipëri kanë filluar të veshin maska ​​kirurgjikale ose anti-smog për të provuar të izolohen nga koronavirusi i ri (SARS-CoV-2) që mund të hyjë në vend.

Maskat në fjalë janë praktikisht joefektive kundër koronavirusit: “nuk ka prova që mbrojnë njerëzit që nuk janë të sëmurë”, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Maskat antismog mund të bllokojnë bakteret dhe smogun. Ky nuk është rasti për viruset, të cilët përkundrazi janë më të vegjël: ato janë përgjithësisht midis 0.02 dhe 0.3 mikrometër, rreth 10 herë më të vogla se bakteret.

Të ashtuquajturat maska ​​kirurgjikale ndoshta nuk janë efektive. Disa kohë më parë David Carrington, një doktor dhe profesor në Universitetin e St George’s London, shpjegoi për BBC News se ato janë shumë pak efikase kundër viruseve sepse nuk e mbulojnë mjaftueshëm fytyrën, nuk kanë filtra dhe i lënë sytë të ekspozuar:

Viruset që vijnë nga ajri gjithashtu mund të hyjnë nga atje. Rasti i vetëm në të cilin maskat mund të kufizojnë rrezikun e një infeksioni është kur një person i infektuar teshtit ose kollitet afër jush: një maskë mund të veprojë si një pengesë e thjeshtë fizike midis mukozave dhe një spërkatje e pështymës.

OBSH rekomandon të përdorin maska ​​kirurgjikale vetëm personat që po kujdesen për një person të infektuar, siç janë mjekët, infermierët ose njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me të sëmurët.

Natyrisht, vetëm përdorimi i maskave nuk është i mjaftueshëm: “maskat janë efektive vetëm nëse përdoren në kombinim me larjen e shpeshtë të duarve me sapun dhe ujë ose me alkool”, shkruan OBSH.

Më poshtë:

🔴10 këshilla për parandalimin e virusit Korona nga Ministria e Shëndetësisë në Itali.

1) Laj duart shpesh.
2) Shmang kontaktin nga afër me persona që kanë infeksion akut të frymëmarrjes.
3) Mos prek hundën, sytë dhe gojën me duar.
4) Mbulo gojën dhe hundën nëse kollitesh apo teshtitesh.
5) Mos merr ilace antivirale apo antibiotikë, vetëm kur t’i jep mjeku.
6) Pastroni sipërfaqet me dizinfektantë me bazë klori apo alkooli.
7) Përdor maskë vetëm nëse dyshon që je i sëmurë ose i shërben një të sëmuri.
8) Prodhimet ‘MADE IN CHINA’ dhe pakot që marrim nga Kina nuk janë të rrezikshme.
9) Telefono numrin e emergjencës vendosur për këtë (127) virus nëse ke temperaturë dhe kollë dhe nëse je kthyer nga Kina në më pak se 14 ditë.
10) Kafshët shtëpiake nuk përhapin virusin ‘Koronavirus’

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.