Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Levizte me arme zjarri pa leje me vete, arrestohet 19-vjeçari ne Durres

DURRËS
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri që lëvizte me armë zjarri me vete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me forcën “Shqiponja”, pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale nga ana e shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.K.,19 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë “Ekol” të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.