Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Kompeks, pike karburanti, vila/ SPAK kerkon sekuestrimin e pronave te Hajrajve

SPAK ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit te organizuar formularin per sekuestron e pasurive te Altin dhe Leonard Hajrit, dy emra këta të përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin mafioz të Jan Prengës.

 

Kërkesa është dërguar ditën e premte, ndërsa lista e pronave që do t’i nënshtrohen konfiskimit janë tre objekte në pronësi të Altin Hajrit dhe një në emër të vëllait të tij, Leonard Hajrit.

 

SPAK ka kërkuar sekuestrim për kompleksin “Golden” në Xhafzotaj, një pikë karburanti, si dhe një vilë dykatëshe në fshatin Pezë në Shijak. Prona këto në emër të Altin Hajrit.

 

Po ashtu, është kërkuar sekeustrim dhe për një vilë 4-katëshe, po në Pezë, ne pronesi te Leonard Hajrit.

Sekuestrot e pronave të familjes Hajri u bënë në kushtet e emrgjencës me urdhër të drejtorit të policisë, Ardi Veliu dhe ishin ndër të parat që përfunduan në sitën e OFL.

Ky është vendimi i tretë që mbeërrin ne Gjykatën Speciale Anti-Korrupsion për sekesutrim pronash, pas atij të automjetit të blinduar të Lulzim Berishës dhe pronave të Doçajve në Shkodër.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.