Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Historia e trishte e dy motrave kur mesuan semundjen e nenes

Ermela dhe Arlinda ishin në studion e “Ka një mesazh për ty” për të treguar vështirësitë që familja e tyre ka kaluar dhe për të falenderuar nënën e tyre për gjithçka që kishte bërë për to.

Nëna e tyre, Vasije prej dy vitesh është duke u përballur me një sëmundje të rëndë dhe dëshira e saj gjithmonë ka qenë të ishte një ditë pjesë e programit dhe vajzat ia bënë realitet ditën e sotme.

 

Dy motrat e kanë falenderuar në studio për çdo sakrificë që ajo ka bërë për to dhe i kanë kërkuar që mos mërzitet kur ato të largohen nga Shqipëria.

Problemet nisën kur ata morën një kredi për të ndërtuar një biznes të vogël, por që asnjëherë ai plan nuk u realizua. Më vonë ato mësuan se mamaja e tyre vuante nga një sëmundje e rëndë dhe duhej t’i nënshtrohej një operacioni.

Ky lajm ndryshoi krejtësisht jetën e tyre dhe të famijes. Ato u shpërngulën në Tiranë, ku duke qenë se nuk kishin ku të banonin, flinin përtokë.

“Ajo që na solli realisht është nëna jonë. Ne jemi një familje goxha e madhe, jemi prindërit dhe 5 fëmijë. Jemi 3 vëllezër dhe dy motra. Në fakt historia jonë ka nisur para disa vitesh, në vitin 2006 familja jonë ka marrë një kredi. Çdo gjë nisi me idenë për të ndërtuar një biznes familjar të vogël, por jo çdo gjë shkoi sipas planit. Vëllai jonë u martua, ffillloi që familja jonë të rritej dhe prishim që një fëmijë të vinte për herë të parë në familjen tonë”.

Ardit Gjebrea: Ju jetonit të gjithë në një shtëpi?

Ne jetonim të gjithë në të njëjtën shtëpi dhe vetëm njëri nga vëllezërit jetonte në Greqi në atë kohë. Ka qenë një periudhë pak e vështirë sepse kredia u mor dhe hyri në shpenzimet familjare dhe nuk shkoi në planet që ne kishim bërë. Kështu për 12 vite mami jonë kalonte kredi pas kredie, thjesht për të larë kredinë e parë.

Ardit Gjebrea: Babi punonte?

Jo ky ishte problemi që prindërit e mi nuk kishin dalë në pension dhe vëllezërit e mi ku punonin, ku jo dhe nuk mjaftonin për të mbyllur atë kredi. Ishte një periudhë e vështirë sepse të kesh një kredi, ndërkohë që ke shtëpinë të futur dhe mund ta humbasësh nga momenti në moment. Ishte e vetmja pasuri që kishim, që kështu ishte një periudhë e vështirë për familjen tonë. Unë u detyrova që pas gjimnazit lashë shkollën, universitetin dhe kam vazhduar më vonë. Kam punuar me mamin punë krahu në Greqi dhe Shqipëri. Jemi munduar sadopak për të nxjerrë para për të mbajtur familjen. Sidoqoftë nuk është kjo gjë që mua më vret, problemi ynë më i madh është se para dy vitesh nëna jonë është diagnostikuar me sëmundje të rëndë, ka kryer operacionin. Në momentin që morëm lajmin, është një lajm që ndryshon krejtësisht jetën e njeriut, të nënës, familjes sonë.

Ardit Gjebrea: Ju erdhët në Tiranë se mami kishte nevojë për kurim?

Po kishte nevojë për kurim.

Ardit Gjebrea: U shpërngulët të gjithë?

Jo në fillim kemi qenë vetëm unë dhe motra, se nuk mund të shpërnguleshim nga shtëpia për të ardhur dhe për të jetuar në Tiranë. Në momentin e operacionit ne kemi qëndruar në Tiranë, nuk kemi patur një shtëpi, kështu që flinim përtokë, në karrige, ku të mundeshim, të palarë, të pandërruar. Ka qenë një periudhë e vështirë.

Ardit Gjebrea: Sa kohë zgjati?

Kur është bërë operacion ka qenë për rreth 3 javë, që ne kemi qëndruar në spital derisa e mori veten.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.