Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

“Fshijeni se është bërë problem i madh”…flet vajza që përhapi audion fake në Whatsapp për koronavirusin

Nje vajze përhapi panik duke deklaruar se në Shqipëri ka mbi 12 persona të infektuar me koronavirus por qe nuk deklarohet nga autoritetet. Pak ore pas zerit te pare, në një audio tjetër thotë se është identifikuar dhe se është thirrur në polici për të dëshmuar.

Ajo shprehet se “është bërë problem i madh” dhe u kërkon vajzave të punës ku dhe kishte dërguar mesazhin që ta fshinte.

“Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni.

Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake.

Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”, thotë vajza në audion e dytë.

150 raste te prekur nga Koronavirusi/ Shkon ne 3 numri i viktimave ne Itali

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.