Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Shkon në 64 numri i të prekurve nga koronavirusi ne Itali

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me të madhe në Itali.

Rasti i parë është regjistruar në Piemonte (është një 40 vjeçar nga Torino ) dhe në Milano ku ka dy raste (një 78 vjeçar nga Sesto San Giovanni dhe një tjetër të infektuar në Mediglia).
Kështu, bilanci i njerëzve pozitivë për provat midis Lombardisë (47) dhe Veneto (16) rritet në 64. Deri më tani ka dy viktima.

Ndërkohë Emergjencat civile kanë bërë apel që qytetarët të paraqiten në spitale vetëm nëse është e nevojshme.

Kryeministri italian, Giusepe Conte, ka mbledhur komitetin operativ të mbrojtjes civile, për të vlerësuar masat e reja të jashtëzakonshme. Po punojmë pa pushim për të reaguar me forcë të plotë ndaj kësaj emergjence – ka thënë ai.

“Ne po verifikojmë të gjithë personat që kanë hyrë në kontakt me këta pacientë. Mund të ketë një rritje të mëtejshme të rasteve, por e rëndësishme është të të marrim masat për të evituar përhapjen e mëtejshme” tha më pas ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.