Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

OFL ne Lezhe/ Kush janë “Titi i Ukes” e Edmond Sufja qe moren formularin

Operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në aktin normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë personave që janë subjekt i këtij ligji është zhvendosur dje në Lezhë.

Në këtë kuadër, OFL-ja u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve Edmond Sufja dhe Astrit Nimani (Limani), të dënuar për trafik të lëndëve narkotike. “Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme. Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK të të gjithë personave që janë subjekt i ligjit special, OFL-ja është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL-ja do të informojë publikun në vijimësi”, tha dje zëdhënësja e OFL-së. Astrit Nimani (Limani) është arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga Gjykata e Milanos me 13 vite burg për “Organizatë kriminale me qëllim trafik të lëndëve narkotike”.

Ai njihet ndryshe në Lezhë edhe si “Titi i Ukës” dhe është një emër i njohur për drejtësinë. Limani është arrestuar më 15 nëntor 2013 në Serbi dhe më pas është ekstraduar në Itali, ku ishte dënuar për trafik droge. Por, pas lirimit në Itali, ai ishte kthyer në Shqipëri dhe në vitin 2013 rezulton anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës. Në vitin 2015, Gjykata Lezhë do të vendoste sekuestrimin e një pasurie prej 10 milionë eurosh të Limanit, ku përfshiheshin tri pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel.

Kur u arrestua vitin e kaluar, Policia tha se kishte ekzekutuar edhe vendimin e Gjykatës së Lezhës për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të Astrit Limanit, me sipërfaqe totale 25 mijë metra katrorë, të cilat kapnin një vlerë sipas çmimeve të tregut, rreth 10 milionë euro. Në këto pasuri përfshihen një godinë 5-katëshe, Hotel-BarRestorant, me sipërfaqe totale 7940 m² në qytetin e Shëngjinit dhe një godinë 13-katëshe në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.