Niset me 34 mije euro drejt Greqise, qytetari ndalohet nga policia ne Kakavije

Aktualitet
Niset me 34 mije euro drejt Greqise, qytetari ndalohet nga policia ne Kakavije

Një sasi e konsiderueshme monetare eshte bllokuar ne kufi nga policia shqiptare. Burimet zyrtare thane se ne vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Kakavijës, në bashkëpunim edhe me Strukturat Doganore Antitrafik, gjatë kontrollit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në një automjet që drejtohej nga shtetasi S. S., 36 vjeç, banues në Berat, gjeti të fshehura në një çantë një shumë prej 34.750 eurosh të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në Greqi pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, të cilët kanë bërë sekuestrimin e shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin S. S., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

ME TE LEXUARAT