Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Ndarja nga jeta e kryebashkiakut të Rrogozhines/ Balla: E veshtire ta permbledh ne disa fjale

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kreut të Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Memolla u nda sot nga jeta si pasojë e një infarkti, ndërsa Balla shkruan se ai i shërbeu çdo ditë me përpikmëri banorëve të Rrogozhinës.

Memolla ndërroi jetë sot në Dibër, pasi kishte qenë duke shoqëruar ekipin e futbollit të Egnatias, i cili u ndesh sot me Korabin.

Postimi i plotë i Ballës:

Lamtumirë i dashur mik dhe shok Haxhi Memolla!

Sot u nda papritmas nga jeta Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Haxhi Memolla. Si mik dhe shok i vjetër në familjen tonë socialiste e kam pak të vështirë të lidh apo të përmbledh në disa fjalë ngushëllimin për familjen, për miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.

Familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë, Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve të nderuar të kësaj Bashkie.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.