“Ministrja bukuroshe, lidhje familjare me presidentin Meta”, Kryemadhi ‘shpërthen” ndaj Etilda Gjonajt

Politikë

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta i bëri thirrje ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj që të jepte dorëheqje pasi kishte shkelur procedurat për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe se do te depozitonte nje kallezim per te, e ashpër ka qenë në deklaratën e saj kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Në një takim me strukturat në Shkodër, Kryemadhi, teksa konfirmoi lidhjen familjare mes presidentit Meta dhe Gjonajt, tha se ‘ministrja bukuroshe’ ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me falsifikimet e protokollit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot e kësaj dite akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe që sa për dijeni të shqiptarëve ka lidhje familjare me presidentin e Republikës.

Akoma s’ka kthyer përgjigje se pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë. Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse ku çdo gjimnazisti s’i jepet diploma se ka ngelur në provim.”, tha Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT