Mbetjet ne portin e Vlores, Nishani: Krim kunder jetes

Politikë
Mbetjet ne portin e Vlores, Nishani: Krim kunder jetes

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me mbetjet që u bllokuan në portin e Vlorës mbrëmjen e datës 20 shkurt. Nishani tha se këto mbetje, duke i cilësuar si kancerogjene, janë një krim i rëndë kundër jetës dhe shëndeti të shqiptarëve. Ai tha se këto lëndë kancerogjene konfirmojmë pushtetin e mafies në Shqipëri dhe se tentativa për ta varrosur këtë skandal të përmasave jetësore është po aq kriminale sa dhe hedhja e atyre mbetjeve në frymën, gjakun dhe ushqimin e shqiptarëve.

'Një krim i rëndë kundër jetës dhe shëndetit të shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre ka dalë rastësisht në dritë. Trafikimi dhe depozitimi në territorin e vendit tonë të lëndëve kancerogjene nga vendet e tjera konfirmon pushtetin e mafias dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Tashmë këto ditë doli në dritë nga media një rast që besoj se është një pikë uji në det, nga sjellja dhe depozitimi në Shqipëri i mbetjeve kancerogjene. Tentativa për ta varrosur këtë skandal të përmasave jetësore është po aq kriminale sa dhe hedhja e atyre mbetjeve në frymën, gjakun dhe ushqimin e shqiptarëve', shkruan Nishani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me mbetjet e bllokuara në portin e Vlorës në një traget që vinte nga Brindizi, u arrestuan 6 persona që dyshohet se kontrabandonin në Shqipëri lëndë të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin me qëllim për t'i depozituar në vendin tonë. Në procesverbalin e prokurorisë për mbetjet, që u sigurua nga Report Tv, theksohet se pas analizave ato nuk kanë përmbajtje radioaktive. Po ashtu edhe përfaqësuesit e kompanisë italiane që kanë në pronësi tragetin e linjës së Brindisit mohojnë dyshimet që janë ngritur.

ME TE LEXUARAT