Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Luljeta Bozo me nusen e djalit, flet per raportin vjehrre-nuse, jep dy keshilla

Inxhinierja Luljeta Bozo u bë zëri që qetësoi shqiptarët pas panikut të krijuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, këshillat e së cilës ndihmuan jo pak qytetarë.

Por në një intervistë ndryshe, e ftuar në emisionin “Rudina”, së bashku me nusen e djalit në studio, skenaristen Alda Bida, ajo ka folur për raportin vjehrrë-nuse.

Bozo ka treguar takimin e saj të parë me nusen e djalit, teksa ka theksuar se asnjëherë nuk gjykon njerëzit nga përshtypja e parë.

“Hera e parë që kam parë Aldën ishin në zbor andej në Mamurras, edhe vjen Petri e sjell. Në fakt Aldën të parën e ka parë Todi, edhe më përpara se Todi halla. Petri me mua ka qenë shumë i hapur. Edhe ma thua që kam një shoqe. Shyqyr që e ke një shoqe po kur do na i sjellësh. Erdhën nga zbori që të dy. Kjo ishte njohja e parë. Unë asnjëherë nuk nisem nga përshtypja e parë. Alda ishte goxha vajzë, e bukur, e re me gjallëri me të gjitha çfarë ka rinia. Mbi të gjitha rëndësi për mua kishte që ata të dy donin njëri-tjetrin. Kjo është më e rëndësishmja, kur djali me vajzën kanë dashuri të sinqertë, kanë mirëkuptim, kanë harmoni, të gjitha të tjerat sfumohen. Nuk merret njeriu me vogëlsira”, tha inxhinierja.

Sipas saj, për të patur një raport të mirë mes nuses dhe vjehrrës duhen mbajtur parasysh dy këshilla.

“Në qoftë se do që të shkosh mirë, duhet të kesh dy gjëra parasysh. Vajza që vjen në shtëpi vjen nga një familje tjetër, nga një mënyrë tjetër jetes, futet në një mjedis të ri, duhet patjetër të bëhet shumë tërheqje dhe lëshim nga ai që është më i rritur dhe më i pjekur, nga i zoti i shtëpisë. Dhe po kështu nga ana e nuses. Kur arrihet ky mirëkuptim dhe dihet ku duhet të tërhiqet njëra palë dhe pala tjetër, gjithmonë gjendet gjuha e përbashkët. Kështu që duhet ta kesh në kokë. Po e ke në kokë që të bësh sherr, për asnjë gjë bën sherr. Në atë kohë ato ishin kushtet, do jetonim bashkë. Por mirë do ishte që secili të ishte në shtëpinë e vetë”, theksoi Bozo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.