Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Shënohet viktima e dytë me koronavirus në Itali, mbi 29 te prekur

Shënohet viktima e dytë e koronavirusit në Itali. Ajo është një grua rezidente në Lombardi. Ne kete menyre shkon në 29 numri i pacientëve që rezultojnë pozitiv testit të koronavirusit në Lombardi dhe Veneto.

Me heret mengjesin e sotem eshte njoftuar edhe viktima e parë italiane me koronavirus. Viktima eshtë një nga 16 italianët e prekur nga ky virus i verifikuar një ditë më parë në rajonet Veneto e Lombardia.

Viktima është shtetasi italian Adriano Trevisian 78 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Schiavonia të Padovës

Guvernatori i rajonit të Venetos Luca Zaia deklaroi se “spitali Schiavonia ku po kurohej viktima do të mbyllet e brenda 5-6 ditëve do të boshatiset e gjithë struktura.”

Komuna Vo Euganeo në Veneto ku jetonte viktima e ku është regjistruar dhe rasti i një tjetri italiani të infektuar nga koronavirus, me urdhër të Ministrisë së Shëndetit është vënë nën masa kufizuese me qëllim limitimin e zonës gjeografike të shtrirjes së virusit.

Kryetari i bashkisë së kësaj komune i ka bërë thirrje banorëve të mos frekuentojnë vendet publike e të qëndrojnë nëpër banesa.

Ndër 16 italianët e infektuar mes të cilëve dhe viktima, 5 janë punonjës shëndetësorë mjekë, infermierë e sanitarë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.