Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Dalin statistikat, kush jane me te rrezikuar nga koronavirusi

Koronavirusi është kthyer në makth për të gjithë botën dhe numri i të vdekurve dhe të prekurve rritet nga dita në ditë.

Deri më tani raportohet se kanë ndërruar jetë 2362 persona dy prej të cilëve ishin në Itali.

Ndërkohë, numri i të prekurve në të gjithë botën ka arritur në rreth 78 mijë persona.
Por kush janë më të rrezikuar nga ky virus?

Nga rastet e konfirmuara që janë infektuar me këtë virus, një statistikë e realizuar nga shkencëtarët kinezë rezulton se të moshuarit janë më të rrezikuar.

Më të prekur janë meshkujt, ndërsa ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare kanë më shumë mundësi që të vdesin si pasoje e komplikacioneve qe shkakton semundja.

Koronavirusi vazhdon të përhapet: rasti i parë është regjistruar në Piemonte (është një 40 vjeçar nga Torino ) dhe në Milano ku ka dy raste (një 78 vjeçar nga Sesto San Giovanni dhe një tjetër të infektuar në Mediglia).

Kështu, bilanci i njerëzve pozitivë për testet midis Lombardisë (47) dhe Veneto (12) dhe Piemonte 1, rritet në 60.

60 te prekur nga koronavirusi ne Itali, Conte therret mbledhjen e qeverise
Shkon në 51 numri i te infektuarve nga koronavisuri ne Itali

Alarm/ Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Milano

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.