Atentat ne Athine, shqiptari qëllohet me plumb ne koke nga nje fuoristrade e zeze

Aktualitet

Një 37-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë mbremjen e te shtunes në Athinë, pas një atentati ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur rrugën “Kerasuntos” në Egaleo, Athinë, ndërsa shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u qëllua nga pasagjeri i një fuoristrade të zezë, ndërsa nuk dihet ende asgjë për autorin.

Paraprakisht, sipas mediave greke, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, ndërsa hetimet vijojnë.

ME TE LEXUARAT