Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Alarm/ Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Milano

Deri në këto momente 2 persona kanë humbur jetën nga kronavirusi në Itali. Një 78-vjeçar, humbi jetën mbëmjen e djeshme në spitalin Schiavonia të Padovës, ndërsa një grua nga Lombardia u nda nga jeta ditën e sotme.

Mediat italiane raportojnë se 12 personat e infektuar në Lombardi, dyshohet të jenë të afërm të 78-vjeçarit që ndërroi jetë.

Sipas anëtarit Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit, Walter Ricciard, Italia renditet vendi i parë në Europë me numrin më të madh të personave të infektuar, ku numri vijon të rritet nga momenti në moment.

Rastet e fundit të regjistruara janë 2 mjekë në Pavia e një 39 vjeçare në Cremona e cila ka pasur kontakte pune me rastin e parë pozitiv me koronavirus në Lombardi, i cili dyshohet se e ka marrë pasi ka kaluar një darkë me pune me një koleg të tij të sapo kthyer nga Kina.

Në spitalin Schiavonia, në provincën e Padovës ku ndërroj jetë dhe një nga peronat janë izoluar 450 persona, 150 janë punonjës e 300 pacientë. Spitali është mbyllur e të gjithë do i nënshtrohen analizave mjekësore nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.