Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Zevendesim i takses 100% te Serbise, Mustafa: Jemi per reciprocitet, por ne perputhje me SHBA

KOSOVË

Kreu i LDK, Isa Mustafa mbështet idenë e Kurtit për të zëvendësuar taksën 100% me reciprocitet ekonomik por ka një kusht shtesë.

Mustafa kërkon që reciprociteti të vendoset në përputhje dhe një ‘ok’ nga SHBA. Por deri tani nuk ka një dakordësim sa i përket Kosovës dhe SHBA-së për reciprocitetin. Sigurisht Serbia do e donte diçka të tillë fillimisht por SHBA duket se është kundër kësaj ideje.

“Themelore është që procesi të bashkërenditet me SHBA-të, si partner strategjik i yni. Çështjet e tjera mbesin modalitete”- tha Mustafa për Gazetën Express.

Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha idenë e reciprocitetit zëdhënësi i të dërguarit të SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell tha se taksën Kosova duhet ta hiqte pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, deklaroi Dick Custin, zëdhënës i ambasadorit gjerman Richard Grenell.

Nga ana tjetër ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i kërkon Kurti mos e heqë taksën për asnjë arsye veç asaj të një marrëveshjeje finale me Serbinë dhe njohje reciproke mes dy vendeve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.