Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Vrasja e pesefishte ne familje, policia gjen fakte të reja për Valdete Bllacën

Policia ka gjetur disa fakte të reja për Valdete Bllacën. Dy ditë më parë, policja Valdete Bllaca nga Gjilani privoi nga jeta prindërit e saj, dy vëllezërit dhe më pas vetën.

Sinjali mëson se në shtëpinë ku ndodhi ngjarja u gjetën dhe u sekuestruan 17 gëzhoja me të cilët është kryer vepra, ani pse, ajo i kishte qëlluar ata dhe vetën dy herë në kokë.

Burime të njëjta kanë bërë të ditur se, me këtë rast janë përdorur dy karikatorët.

Është bërë e ditur se vëllau i madh, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit.

Ndërsa babai, Zeqir Bllaca dhe vëllai Blerim Bllaca janë privuar nga jeta në dhomën e ndejës, e nëna Hanife Bllaca u qëllua për vdekje në një dhomë tjetër.

Pasi kaloi orë të tëra mes viktimave të saj, Valdete Bllaca doli në derë të shtëpisë për të mos e lënë të hyjë brenda tezen dhe bashkëshortin e saj që kishin shkuar për vizitë.

Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma kur Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes.

Trupi i pajetë i saj u gjetë në koridorin e shtëpisë, pranë të cilit u gjetë edhemjeti me të cilin ajo ekzekutoi katër anëtarët e familjes dhe në fund veten.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.