Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Vetëvritet me çarçaf në burg, 43 vjeçari ishte arrestuar për 12 mijë lekë të vjetra

Bilbil Hasani është i burgosuri i dytë gjatë këtij viti që humb jetën në institucionin e vuajtjes së dënimit. 43-vjeçari u gjet i vetëvarur në qelinë e tij, në burgun 313 në kryeqytet.

Ai kishte përdorur një çarçaf për t’i dhënë fund jetës. Hasani ishte arrestuar në 11 dhjetor të vitit të kaluar për vjedhje dhe gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundimin e hetimeve nga prokuroria.

“Fatkeqësi të vetëvaresh dhe të vdesësh brenda qelisë së burgut kur ke vjedhur vetëm 12 mijë lekë të vjetra dhe ke 3 muaj pa një vendim gjyqësor!!! TURP!”- shkruan avokati i njohur Saimir Visha.

Sipas burimeve, Hasani shfaqte herë pas here shenja depresioni.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.