Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

U kap me droge ne Qafe Bote, shkarkohet nga detyra doganieri i Tre Urave te Permetit

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shkarkuar nga detyra doganierin Arten Ibrahimi.

Ai punonte si doganier në Pikën Kufitare të Tre Urave në Përmet por u kap në Qafë Botë pasi po tentonte të kalonte një sasi droge drejt Greqisë të fshehur në bagazhin e automjetit të tij Toyota.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije se posedimi i lëndëve narkotike nga një zyrtar i saj përbën shkelje të rëndë të disiplinës në punë duke ulur imazhin e Doganës.

Doganieri Arten Ibrahimi u arrestua bashkë me 23- vjeçaren Kostandina Meci pasi tentoi të kalonte drogë drejt vendit fqinj.

NJOFTIMI NGA DOGANA
Shkarkohet nga detyra doganieri që u kap me lëndë narkotike

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, ka reaguar duke i zgjidhur menjëherë marrëdhëniet e punës shtetasit Arten Ibrahimi, me detyrë doganier peshore/Pikë Kontrolli, Zyra e Operacioneve Doganore, Dega Doganore Tre Urat.
Zgjidhja e marrëdhënieve të punës me shtetasin në fjalë u bë pas ndalimit nga Policia të tij në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku në mjetin që ai drejtonte u gjet lëndë narkotike.
Për vetë përgjegjësitë veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë.
Në këto kushte, posedimi i lëndëve narkotike përbën shkelje shumë të rëndë të disiplinës në punë, duke ulur imazhin dhe integritetin e ADSH,
cënuar misionin e Doganës në arritjen e standardeve më të larta të etikës në fitimin e besimit të publikut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.