Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Tronditëse/ Babai shkund për vdekje të bijën 14-muajshe

Një baba në Britani është dënuar për vrasjen e vajzës së tij 14-muajshe pasi e shkundi dhunshëm, duke i shkaktuar plagë të shumta dhe si rezultat humbi jetën disa orë më pas.

Daniel Ashurst, 33 vjeç, u dënua nga një gjykatë në Machester, për akuzën e vrasjen e së bijës Hollie Ashurst. Hollie si pasojë të shkundjes së dhunshme të shkaktuar nga i ati pësoi mavijosje dhe gërvishtje të shumta në zonën e kokës dhe qafës, ku si rrjedhojë i shkaktoi gjakderdhje në tru dhe në sy.

Për një intervistë për mediat e huaja nëna e Hollie, Leanne Thompson, 27 vjeç foli për herë të parë pas vdekjes së të bijës.

“E urrej atë (i referohet ish bashkëshortit), e urrej pafundësisht. Nuk do t’ia fal kurrë”, u shpreh Leanne.

Gruaja gjithashtu zbuloi dhe të gjithë ngjarjen. Ajo u shpreh se Daniel në ato momente ndodhej vetëm me Hollie, pasi ajo ishte në punë. Ajo u shpreh se kohët e fundit i duhej të punonte shumë dhe me orë të zgjatura, sepse pas lindjes së vajzës kishte marrë një pushim 12 mujor.

Nga krahu tjetër Daniel, kishte kohë që nuk po gjente një punë të përditshme dhe për këtë arsye po kalonte një gjendje ankthi. Ai gjithashtu konsumonte dhe ilaçe për të kuruar këtë gjendje si dhe pinte sasi të tepërta alkoli çdo natë, ndaj dhuna e ushtruar ndaj vogëlushes lidhet me këto faktorë.

Ndërkaq Daniel aktualisht është duke u mbajtur në ambientet e paraburgimit, deri në vendimin final të gjykatës që do të vijë me 26 shkurt, shkruajnë mediat e huaja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.